“Për t’u marrë shembull”, drejtori në Dajç s’jep urdhëra, i pastron vetë varrezat e fshatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.11.2024, 11:41

Shqipëria është vendi ku i gjen të gjitha llojet e njerëzve, punonjësve apo edhe drejtuesve.

Duke u ndalur te këta të fundit, përditshmëria na has të gjithëve me drejtues harbutë që me një lëvizje gishti japin urdhra pa u ngritur fare nga karrigia e pushtetit që meritokraci nuk njeh.

Por në njësinë administrative Dajç, përgjegjësi i shërbimeve publike ka vendosur të mos e ndjekë turmën e drejtuesve të lartpërmendur.

Një qytetar që ditën e djeshme vizitoi varrezat e kësaj komune ka mbetur i habitur nga pastërtia e jashtëzakonshme dhe ndryshe nga herët e tjera.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA, se përgjegjësi i shërbimeve publike, një djalë i ri në moshë, ishte vetë ai që kujdesej për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e varrezave.

Qytetari thotë se vendi ynë ka nevojë për drejtues të tillë që i hyjnë vetë punës dhe e kryejnë atë gjithë dëshirë, pa dhënë urdhra dhe lëvizur nga zyra.

Ndërkohë që ne mund të themi se ky drejtor e meriton të jetë kandidat për hero muaji, pasi për të qenë hero nuk mjafton vetëm të bësh mirë duke shpëtuar jetë, por edhe të jesh shembull për të tjerët me punën që bën.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq isha sot per ti ndezur qirij djalit tezes qe me ka vdekur para 3 mujsh.dhe pash qe varret kete vit ishin me te paster se cdo her tjetr dhe mu ba qefi kur pash nje djal te ri qe ishte duke pastruar varret dhe ne bisedim me te me tha jam pergjegjs sherbimesh publike me njesin dajc kshu njerzish I duhen vendit pergjegjs qe nuk japin urdhera prej ne zyre me gishta e presion por I hyjn punes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit