Ulja e temperaturave rikthen ndotjen e ajrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2024, 13:27

Me uljen e temperaturave rikthehet ndotja e ajrit në vend. Stacionet matëse të cilësisë së ajrit në të gjithë vendin mbrëmë treguan prezencë të grimcave të dëmshme në ajër disa herë më të larta se maksimumi i lejuar.

Sipas të dhënave, mbrëmë ajrin më të ndotur e kanë thithur banorët e kryeqytetit, ndërsa në Lisiçe ndotja më e madhe është matur me 197 mikrogramë të grimcave PM për metër kub, që është pothuajse pesë herë më shumë se vlera maksimale e lejuar.

Prej qyteteve tjera me ajrin më të ndotur në vend ishin qytetet e Gostivarit, Kërçovës, Strumicës, Tetovës, Velesit, dhe Kavadarit. Në nivel global, vendi është renditur si i gjashti në botë për ndotjen e ajrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit