Osmani: Administrata e Trump mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2024, 11:14

Nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe SHBA-të përfshihen drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në garantimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, në vend mund të krijohet një atmosferë më e relaksuar për hyrjen në pjesën më administrative të anëtarësimit në BE, tha ish-ministri i Jashtëm, Bujari Osmani për rrugën e bllokuar evropiane të vendit dhe nevojën e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për përmbushjen e Kornizës negociuese me BE-në.

Mendimi i Osmanit është “në qasjen e ndryshme ndaj politikës ndërkombëtare” të Trump dhe administratës së tij.

“Mendoj se në këtë fazë mjafton që Amerika të jetë garantuese e dilemave këtu – nëse kjo (ndryshimet kushtetuese) është kërkesa e fundit apo jo”. Ashtu siç bëri Bundestagu gjerman, për shembull, në lidhje me çështjet e identitetit”, tha Osmani në emisionin “360 stepeni”.

Osmani konfirmon se përveç kryeministrit, Hristijan Mickoski, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump, si dhe një nga zyrtarët e rëndësishëm të administratës së re amerikane për politikë të jashtme, Richard Grenell.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit