Banorët e Peqinit janë ngritur në protestë pak ditë pasi një 8-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik.
Banorët e Njësisë Administrative Pajovë kanë janë ngritur në shenjë sensibilizimi ndaj strukturave shtetërore në mënyrë që të marrin masa për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen.
Ata i kërkojnë Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë, Komisariatit të Policisë Peqin banorët të vendosin sinjalistikën e munguar rrugore dhe ngadalësuesit e shpejtësisë përgjatë aksit të rrugës kombëtare Peqin -Pajovë-Elbasan.
Banorët shprehen se ndiejnë rrezik për jetën dhe marrja e masave është domosdoshmëri.