Shqiptari gjen portofolin me 530€ dhe e dorëzon

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.11.2024, 09:45

Një qytetar me inicialet A.D. ka bërë një gjest të ndershëm dhe human duke dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit një portofol që kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë.

Portofoli përmbante dokumente personale dhe para cash në vlerën 530 euro dhe 1 dollar amerikan.

Është arritur të identifikohet pronari i portofolit, të cilit i është kthyer pasi u kryen të gjitha verifikimet e nevojshme ligjore.

Ky akt ka marrë vlerësime të shumta nga autoritetet dhe qytetarët, duke forcuar frymën e bashkëpunimit mes komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit