Elon Musk: Kancelari i Gjermanisë është budalla!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2024, 00:19

Miliarderi Elon Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, ka komentuar ashpër në rrjetin social X (ish-Twitter) ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz, duke e quajtur atë "budalla" pas shpërbërjes së koalicionit të tij tre-partiak.

Musk shkroi në gjermanisht: "Olaf ist ein Narr," që përkthehet: "Olaf është një budalla."

Kjo deklaratë erdhi si reagim ndaj një postimi që raportonte rënien e qeverisë "socialiste" të Gjermanisë. Më vonë, Musk konfirmoi qëndrimin e tij për ta konsideruar Scholz "budalla."

Miliarderi 53-vjeçar, i njohur për qëndrimet e tij të ndryshme politike, ka mbështetur fuqimisht Donald Trumpin në përpjekjen e tij për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Vitet e fundit, Musk është zhvendosur drejt qëndrimeve më të djathta politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit