Motra e të miturës e zbuloi abuzimin përmes letrave, 44-vjeçari i premtoi se do të iknin bashkë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.11.2024, 20:25

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të të miturës për katër vjet nga një 44-vjeçar ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe të psikologut, është bërë një ekspertizë mjeko-ligjore për të konfirmuar abuzimin seksual.

Motra e vajzës së abuzuar ka ndarë detaje tronditëse lidhur me ngjarjen, duke treguar se si e zbuloi abuzimin përmes letrave të 44-vjeçarit, të cilat përmbanin premtime manipulime dhe kërcënime.

"Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur si gjë."

Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi "Shiko se më kanë thënë të fshatit", mendova se është shumë keq gjendja dhe ...

Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë."

Mandej, motra e 16-vjeçares ka shtuar se e motra ka shumë frikë se mos autori i ngjarjes kthehet sërish.

"Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë "Kam hall se mos vjen ai.".

Familja e vajzës ka theksuar se ata nuk do të shiten për para dhe se janë të vendosur të kërkojnë drejtësi. Ata janë të angazhuar të punojnë me ndershmëri dhe të mos lejojnë që kjo ngjarje të kalojë pa pasur pasoja për autorin.

Motra e vajzës ka përmendur gjithashtu se autori i kishte premtuar së miturës se do ta merrte pasi të mbushte 18 vjeç dhe do të iknin bashkë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit