Keqtrajtimi i kafshëve është një fenomen negativ që duket nuk po merr zgjidhje.
Së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video shqetësuese, e cila tregon momentin kur disa adoleshentë kryejnë një akt të keqtrajtimit ndaj një kafshe shtëpiake.
Në pamje adoleshentët shihen duke hedhur një mace në ajër, ndërkohë që njëri prej tyre filmon të gjithë ngjarjen.
Rasti është regjistruar në Durrës, ndërsa qytetari që e ka denoncuar shprehet se ky është një fenomen i shpeshtë në qytetin bregdetar.
Të shumta janë rastet e keqtrajtimit ndaj kafshëve që janë raportuar në redaksinë e JOQ Albania.
JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa mbi këtë fenomen, i cili zanafillën e tij e ka te mungesa e edukimit dhe ndërgjegjësimit për mirëqënien e kafshëve, i pasuar nga mos ndëshkimi i autorëve që kryejnë të tilla veprime të papranueshme.