Përditësimi i fundit i "iPhone" ka sjellë disa funksione të reja. Një prej tyre është Inteligjenca Apple, një teknologji që përdor inteligjencën artificiale për të dërguar përgjigje të shpejta dhe për të regjistruar bisedat. Pas çdo bisede, merrni një transkript, por ndonjëherë mund të ketë gabime në shkrim.
Një funksion tjetër i ri është kontrolli në distancë itelefonit përmes "FaceTime". Kjo do të thotë që, nëse jeni duke biseduar me dikë në "FaceTime" dhe të dy keni iOS 18, mund t’i kërkoni të merrni kontrollin e telefonit të tyre. Nëse ata pranojnë, mund të shfletoni aplikacionet, të ndryshoni cilësimet dhe madje të dërgoni mesazhe. Ky funksion duhet përdorur vetëm me njerëz që i besoni.
Nëse ndodhi që dikush të marrë kontrollin e telefonit tuaj, mund ta çaktivizoni këtë mundësi në çdo moment. Personi tjetër nuk mund të bëjë ndryshime të rëndësishme, si ndryshimi i llogarisë tuaj ose pagesat.