Akuzohet se abuzoi me të miturën në Maliq, e ëma e 44-vjeçarit: “Ia bënë pas sherrit me kryeplakun”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.11.2024, 18:17

Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 44-vjeçar ka abuzuar me një 12-vjeçare për një periudhë katërvjeçare, ka dëshmuar e ëma e Edisonit, Mirjeta Sheme.

Ajo hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se denoncimi ishte rezultat i një konflikti të mëparshëm me kryeplakun e fshatit. Ajo theksoi se akuzat u ngritën në ditën kur ishte parashikuar një seancë gjyqësore mes djalit të saj dhe kryeplakut, duke e cilësuar këtë si një akt hakmarrjeje.

Mirjeta tha se djali i saj është një punëtor i ndershëm dhe se familja nuk kishte kontakte të afërta me të miturën.

Policia e ka shpallur Edison Shemen në kërkim dhe po heton ngjarjen. Krimi dyshohet se ka ndodhur në një magazinë në pronësi të tij, ku mund të ketë kamera sigurie nga të cilat do të merren pamje filmike për të ndihmuar hetimin.

"Jam nëna e tij. Kur paskërka 4 vite me atë fëmijë, deri më sot çfarë beri nëna e babai i saj? 4 vite, unë te kem vajzën time e për 4 vite të hesht e të dal tani, nuk e di si e kanë bërë punën, inati.

Djali nuk e ka kryer këtë veprim. Djali gjithë ditën në punë, me fëmijët, me shtëpi, puntor sa ska ku të shkojë më. E shihni gjendjen, krahët e tij e kanë bërë.

Nuk e bënte gjithë këtë po te ishte e asaj rruge. Nuk kemi lidhje me ta, fshatare, i ati vinte rregullonte zetorin në puna e djalit. Nuk kemi hyrje dalje në shtëpi. As me kane ardhur e as u kam shkuar. Ah mor bir ta dish çfarë ka.

Kjo gënjeshtër është bllok me gjithë fshatin Sheqeras. Ka patur sherr me kryeplakun, pse nuk u bë para 4 vitesh por pardje që kishte gjyqin me kryeplakun e fshatit? Një kërcënim i ka bërë djalit. Djali im është kërcënuar.

Mos e mbyll gjyqin se do ta shohësh. Djalin nuk e di ku është. E çova në gjyq, nuk di gjë. Erdhi policia e kërkonte, një sqarim kemi thanë. As me sqaruan gjë fare. Nuk kam folur unë me familjen, foli djali tjetër, i ati ka thënë se nuk di gjë por e ka marrë në dorë çupa e madhe dhe gruaja. Kjo grua kur thotë 4 vite, sot e gjeti?

Pardje e gjeti në gjyqin me kryeplakun? Ja një vit, dy tre. Ku ishte kjo nënë?", tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit