Mashtronte se ishte prokuror në SPAK për të marrë para, pranga 48-vjeçarit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.11.2024, 12:56

Shtetasi Alban Mucona, 48 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat “Mashtrim” dhe “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, është vënë në pranga nga policia e Beratit.

Sipas organit të akuzës, Mucona, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Berat me pretendimin se ishte prokuror në SPAK. Ai premtonte se do të ndërhynte për të zgjidhur çështje, kundrejt marrjes së parave.

Rezultoi se ky person ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtat vepra.

Pas hetimeve, u bë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit në flagrancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit