Është gjetur sot një person i plagosur me thikë, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore, në afërsi të një qendre tregtare.
Mësohet se bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasjeje, ku një 60-vjeçar ka tentuar të vrasë veten me thikë. Bëhet fjalë për shtetasin Bardhyl Hysenaj.
Ai është dërguar në spital dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.