Një magazinë në hyrje të Shkodrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka përhapur re tymi përqark ndërtesës.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa janë evakuar edhe banorët e zonës përreth për shkak të rrezikut që është ende prezent.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, në katin e tretë të një ndërtese që shërbente si magazinë.
Dëmet raportohet të jenë vetëm materiale.
View this post on Instagram