E rëndë: Ky është 21-vjeçari i cili humbi jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.11.2024, 09:23

Ende pa u kryer, rrethi në Pestovë i merr jetën 21 vjeçarit nga Vushtrria.

Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktësisht në rrethrrotullimin që po ndërtohet aty.

Një i ri 21 vjeç ka humbur jetën nga lëndimet e marra.

Mësohet se Met Istrefi ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ky aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin që po ndërtohet pa asnjë standand në magjistrale.

Policia deklaron se vetura ka goditur anësoret e vendosura për krijimin e këtij rrethi në mes të rrugës, duke u rrotulluar dhe duke marrë plagë vdekjeprurëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit