Harta e Kosovës me flamurin serb në ndeshjen e Champions League

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.11.2024, 08:08

Tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur edhe si tifozët e Yllit të Kuq, kanë vazhduar provokimet politike në tribunat e stadiumit, këtë herë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Siç ka ndodhur edhe më herët, ata kanë shfaqur mesazhe nacionaliste dhe kundër Kosovës, duke përdorur flamurin serb dhe hartën e Kosovës me simbole të ndryshme.

Kjo sjellje provokuese është bërë e njohur në çdo ndeshje ndërkombëtare që Crvena Zvezda luan në Europë, si dhe kur ekipi kombëtar i Serbisë merr pjesë në gara ndërkombëtare.

Provokimet politike në fushën e lojës nuk patën asnjë vlerë pasi serbët u mundën në shtëpinë e tyre me rezultatin 5-2 nga Barcelona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit