Në Sheqeras të Maliqit, një 44-vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12-vjeçare, e cila sot është 16 vjeç.
Bëhet fjalë për qytetarin E. Sheme, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ai ishte mik i babait të të miturës. Kjo e fundit e ka denoncuar rastin në prani të prindërve.
Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie.