Shqipëria është vendi i çudirave dhe këtë e vërtetojmë çdo ditë e më tepër.
Pas një vere të gjatë, ku bashkia Tiranë kishte mundësinë të realizonte punimet që i nevojiteshin qytetit, tani në mes të viti shkollor është vendosur rikonstruktimi i shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë, një institucion edukativ që ndodhet në zemër të ish-Bllokut.
Zyra Arsimore ka njoftuar prindërit se duke filluar nga e hëna, datë 11 nentor, shkolla do t’i nënshtrohet rindêrtimit vetëm dy muaj pas fillimit të vitit të ri shkollor, në kulmin e semestrit të parë.
Ky vendim ka shkaktuar një kaos të vërtetë për prindërit dhe nxënësit, të cilët nuk e dinë se nga erdhi ky urdhër i papritur.
Një prej problemeve kryesore është se nxënësit, që kanë nisur vitin shkollor zhvillojnë mësim paradite, por tani duhet të zhvendosen në një tjetër shkollë dhe të bëjnë mësim pasdite.
Prindërit thonë se kjo është një situatë e paprecedentë për fëmijët pasi tani në dimër errësohet që në orën 17:00 dhe fëmijët nuk kanë si të kthehen në shtëpi nëse janë të pashoqëruar.
Ata janë të shqetësuar dhe stresuar nga kjo situatë pasi e kanë kundërshtuar rindërtimin e shkollës që do zgjasë 10 muaj.
Pak kohë më parê Bashkia Tiranë hapi dhe një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth 496 milionë lekë. Sipas njoftimit të shkurtuar të kontratës, i gjithë procesi i ndërtimit do të finalizohet për dhjetë muaj.
Sipas bashkisë godina e re do ndërtohet sipas normave dhe standardeve europiane, duke bërë një përmirësim të kushteve.
Denoncimi i prindërve:
pershndetje, pse nuk nxirrni qe lajmerojne prindrit 3 dite pare qe do prisjet shkolla Edit Durahm,nuk presin te mbaroj as simestri ,po i allaktain femijet ne mes,kur per nje muaj mbaron simestri. dmth lajmerojne prindrit 3 dite para dhe na kan allakat. kur per nje muaj mbaron e filloj pastaj spo thote njeri mos e bej,po jo ne mes pas ka fillu shkolla