Punonjësit e nënstacioneve të shpërndarjes së energjisë elektrike kanë ngritur një shqetësim të madh lidhur me vonesat e pagave, duke e adresuar këtë shqetësim edhe tek Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në një denoncim të përbashkët, punonjësit theksojnë se orët shtesë iu paguhen vetëm 6 muaj të vitit, ndërsa 6 muaj të tjerë jo.
Ata kanë treguar se në 6 mujorin që janë paguar orët shtesë kanë marrë 940 mijë lekë të vjetra, ndërsa tani që nuk iu paguhen më orët po marrin 700 mijë lekë.
Punonjësit janë të pakënaqur pasi thonë se kështu “ po punojnë për shpirtin e babës" dhe se nuk po trajtohen ashtu siç duhet dhe ligji e parashikon. Ata akuzojnë Ministren Balluku për mosinteresim dhe për mungesë mbështetjeje për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht për ata që janë të angazhuar në shërbime kyçe.
Punonjësit e NST-së i bëjnë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe veçanërisht Ministres Belinda Balluku, që të ndërhyjë urgjentisht për të rregulluar këtë situatë, duke siguruar që të gjithë punonjësit të paguhen në kohë dhe në përputhje me kontratat e punës dhe ligjet e punës.
Ata kërkojnë një hetim të plotë mbi mënyrën se si janë menaxhuar pagat dhe financat për periudhën e kaluar dhe kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë situatë.
Denoncimi i punonjësve:
Pershendetje si Jeni -jam nje punojsi i Oshes punoj ne -NST nuk na paguhen ort 6-muj na paguhen ,6-muj nuk na paguhen cfar po behet kshu po punojm per shpirt te babes ! Faleminderit .
Nuk na paguhen ort. Ne qe punojm per NST 6 muj na paguhen 6 muj te tjera Jo
Eshte e gjith Shqipria me kete shqetsim per ne qe punojm per NST. Ju lutem kete postim shperndane tek faqa juj. Patem mar 940 mi lek kur na u pagushin oret tani marim 700 mi lek