Rama është shënjestruar në rrjet nga talljet pasi një post i fundit i tij ka marrë dhenë. Ai postoi një foto të disa arinjve në dëborë, duke pretenduar se kafshët e egra, nëna me të vegjlit e saj, ndodheshin në bjeshkët e Tropojës duke uruar “mirëmëngjes”.
Në përshkrimin e fotos, ai shkroi: “Nuk është në Europën e Veriut, po në bjeshkët e magjishme të Tropojës.”
Megjithatë, me një kërkim në Google duket se fotoja është shkrepur në Rusi dhe jo në bjeshkët e Tropojës.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë akuzuar Ramën për dezinformim dhe përpjekje për të paraqitur një imazh të rremë të realitetit në vend.
Rama më pas e ka fshirë postin me urgjencë.