Kanë dalë në dritë detaje të tjera lidhur me plagosjen me thikë që ndodhi në Korçë, ku një i ri plagosi me thikë ish-partneren e tij.
Mësohet se shkak i konfliktit është bërë ndarja mes tyre.
Sipas informacioneve, ish-partnerja e tij është plagosur në mjekër, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plgaosjes, 41-vjeçari me iniciale I.Ç., ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje. Ndërkaq, ai ka rënë në prangat e policisë.
“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, – thuhet në njoftimin e policisë.