Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Renato Dall'Ara” u luajt ndeshja mes Bolonjës dhe Monaco-s për raundin e katërt në UEFA Champions League.
Edhe pse në shtëpinë e tyre, italianët nuk mundën të fitonin pasi një gol i Kehrer në minutën e 86′ mjaftoi për fitoren e ekipit të Monaco-s.
Por pavarësisht rezultatit, ajo që ra në sy për shqiptarët ishte një vajzë e vogël që shoqëronte futbollistët në fillimin e ndeshjes.
Gjatë këndimit të himnit, vazja e vogël u pa duke bërë shqiponjën me duar për të treguar me krenari origjinën e saj.
Shqiptarët që ishin dëshmitarë të këtij momenti thonë se prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët e tyre me atdhedashuri dhe respekt për origjinën.