Govata me ujë zëvendëson Fontana di Trevin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.11.2024, 12:12

Ka qenë traditë për turistët që të hedhin monedha në Shatërvanin e famshëm të Trevi-t në Romë, i cili sipas legjendës siguron që do të rikthehesh në kryeqytetin italian.

Por pasi atraksioni u tha për mirëmbajtje, vizitorëve u është kërkuar që t’i hedhin monedhat e tyre në një govatë me ujë që është vendosur para shatërvanit.

Kutia katrore, pa zbukurime me material druri, ka marrë reagime mikse nga turistët, teksa disave iu duket zgjidhje argëtuese, ndërsa të tjerë e quajnë pishinën me përmasat e një govate, “të shëmtuar” dhe tejet zhgënjyese.

Për të menaxhuar numrin e jashtëzakonshëm të turistëve që vizitojnë shatërvanin barok (rreth 4 milionë në vit), autoritetet e qytetit të Romës janë duke hartuar një plan për të bllokuar zonën rreth tij.

Vizitorët do të duhet të rezervojnë online dhe të paguajnë 2€ për të hyrë. Pasi të hyjnë, ata do të kenë 30 minuta për të shijuar atraksionin.

Tradita e hedhjes së monedhave aktualisht gjeneron rreth 1.5 milionë euro çdo vit, të cilat janë dhuruar për bamirësitë katolike të Caritas gjatë 15 viteve të fundit.

Mendohet se hedhja e monedhave i ka rrënjët në një ritual të lashtë pagan për perënditë e ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit