Ushtarëve të Kosovës u shërbehet bukë e mykur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.11.2024, 12:24

Bukë e mykur u është shërbyer sot ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan.

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka publikuar dëshmi, ku shihet buka e mykur ndërsa datë skadence ka ditën e sotme (06.11.2024).

Ai fton Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me ata, siç thotë Syla “që janë të perfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”

“Kjo copë buke sot i është servuar ushtarëve të Republikës se Kosovës në njëren prej kazermave në Gjilan. Prej dy muajsh djem dhe vajzat të cilët kanë përgjegjësi janë të uritur dhe kequshqyer sepse zyrtar të lartë të shtetit të udhëhequr nga regjimi i Albin Kurtit kanë zgjedhur të vjedhin para se të kujdesen për mirëqenien e ushëtarëve të vendit tonë. Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata që janë të perfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”, shkruan Syla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit