Merita Sheqi shpërndarësja kryesore e botoksit të skaduar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.11.2024, 12:42

Në një aksion sekuestrimi të botoksit kontrabandë me cilësi të ulët të disa ditëve më parë ku u arrestuan disa persona, duket se kokat e mëdha vazhdojnë të jenë të lirë…

Me sa u korruptua policia nga oligarkët e shëndetësisë dhe a ishte ky një aksion i përqëndruar me një rezultat të stisur?

Tre persona u vunë në pranga, mes të cilëve dy administratore të qendrave estetike dhe një furnitor klinkash botoksi. Në pranga u vu furnitori i botoksit Mildon Kumaraku dhe dy administratorë të klinikave estetike private, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Po ashtu, u shpallu në kërkim Skerdi Faria, administratori i klinikës “Keit”.

30 klinika u vunë nën kontroll së bashku me qendra estetike që dyshoheshin për përdorimin dhe shpërndarjen e botoksit me cilësi skandaloze.

Ndërkohë, është ngritur dyshimi për mundësinë që ky operacion të ketë pasur ndikime në favor të disa kompanive.

“Rejsi Farma”, ëshrë njëra prej kompanive të dyshuara për furnizimin e klinikave estetike me botoks, pasi ndër të tjera ka sasi të mëdha botoksi të skaduar në magazinat e saj.

Pasi u favorizua drejtoresha e kësaj kompanie Merita Sheqi, tashmë klientët pra klinikat edtetike wë kryejnë ndërhyrje në kryeqytet janë të detyruar ta blejnë botoksin vetëm në kompanitë e “Rejsi Farma”.

Kjo kompani është e lidhur me një skandal të njohur.

Në depot e saj kishte magazinuar një sasi të madhe botoksi të skaduar dhe në një kontroll të FSDKSH-së në vitin 2022 u gjetën medikamente të skaduara në depot e saj, vlera e të cilave kalonte 400 mijë euro.

Gjatë kontrollit në 21 dhjetor 2022, u konstatuan 18 medikamente të skaduara prej më shumë se një viti, më shumë se 12 mijë copë me vlerën marramendëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit