Në një tender kontravers, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, do blejë makina me vlerë 400 milionë lekë.
Ky shpërdorim e vjedhje e fondeve publike ka shkaktuar revoltat e pensionistëve që kanë marrë një rritje minimale të pensioneve mujore me më pak se 5 mijë lekë.
Rritja e fundit e pensioneve nga qeveria u ka mundësuar pensionistëve një vlerë minimale modeste që nxjerr më pak se një kafe të përditshme në muaj. Ndërkohë që pensionistët përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, drejtori ka miratuar një tender me vlerë të madhe, pothuajse gjysmë miliard lekë, ekskluzivisht për blerjen e makinave.
Dokumentet e siguruara nga JOQ zbulojnë detajet e kësaj procedure, duke ngritur pyetje mbi prioritetet brenda Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Teksa kryeministri Rama u shpreh se janë sipërmarrësit ata që vjedhin pensionistët se nuk paguajnë taksa, duket se qenka vetë drejtori i ISSH që vjedh fondet publike për teksa luksi.
Ndër të tjera, duket se drejtori e paska bërë të udjës vjedhjes e kësaj natyre. Në një raport të KLSH për vitin 2021, Astrit Hado i ISSH dyshohet se ka përvetësuar naftë për makina dhe gjeneratorë që nuk ekzistojnë.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, nën drejtimin e Astrit Hados, rrit çdo vit me 150% konsumimin e naftës, ndërkohë që numri i makinave mbetet i pandryshuar, duke vjedhur kështu naftë.
Ndërkohë që kostoja e jetesës vazhdon të rritet, ky veprim i drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nxjerr në pah një debat më të gjerë mbi prioritetet buxhetore dhe shpërndarjen e burimeve që kanë për qëllim mbështetje për grupet më të cenueshme të Shqipërisë.