Për të qeshur apo për të qarë? Mjekët shqiptarë pneumologë nuk kanë njohuri mbi ndotjen e ajrit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.11.2024, 11:05

Në një periudhë kur ndotja e ajrit paraqet një rrezik të rëndësishëm për shëndetin, duke kontribuar në sëmundje si kanceri, diabeti, sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare, mjekët pneumo-alergolog në spitalet rajonale dhe poliklinika janë identifikuar me një mungesë njohurish të rëndësishme për ndotësit e ajrit.

Ky përfundim del nga një studim i realizuar nga ekspertët e ISHP, të cilët përdorën një pyetësor për të vlerësuar njohuritë e mjekëve në qytete si Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Sarandë. Rezultatet treguan se vetëm 21.4% e mjekëve e identifikojnë pluhurin dhe stuhitë e pluhurit si burime të ndotjes së ajrit. Sa i përket ajrit të brendshëm, shumica e mjekëve pranuan se tymi i cigares është një ndotës i njohur, por ata kanë pak njohuri për burime të tjera të ndotjes.

Një tjetër aspekt i shqetësimit është se mjekët nuk e vlerësojnë siç duhet rrezikun e ndotjes në vendin e punës. Studime tregojnë se mjediset spitalore dhe klasat mund të kenë nivele të larta ndotjeje, duke përmendur një shqyrtim në Arabinë Saudite që zbuloi se nivelet e grimcave në një spital universitar tejkalonin standardet për cilësinë e ajrit.

Ndotja e ajrit të brendshëm gjithashtu mund të ndikojë nga faktorë si mbipopullimi, karakteristikat e ndërtesave, zakonet dhe aktivitetet e vizitorëve. Megjithatë, mjekët shpesh ndikohen nga lidhja e ndotjes së ajrit me rreziqet shëndetësore si kanceri, astma dhe alergjitë, por kanë njohuri të pakta për efektet e saj në sëmundjet e arterieve koronare, obezitetin dhe pagjumësinë.

Studimi zbuloi gjithashtu se vetëm 64% e mjekëve pyesin rregullisht pacientët e tyre për ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, duke theksuar nevojën për rritje të vetëdijes dhe educimit në këtë fushë kritike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit