“Menduam se ishte i dehur”, i riu dergjet në rrugë me plagë në bark, mister ngjarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2024, 09:29

Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e kaluar në Pogradec.

Disa kalimtarë te Rruga Rinia vunë re të riun, rreth 30-vjeç dhe menjëherë njoftuan policinë dhe ambulancën.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se në fillim kishin menduar se i riu ishte i dehur dhe ishte rrëzuar në tokë. Por kur janë afruar kanë parë se ai ishte pa shenja jete dhe me plagë në bark dhe brinjë.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe as kush fshihet pas saj. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Në lidhje me një video të publikuar mëngjesin e sotëm, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas i shtrirë në hyrje të një pallati, informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë identifikuar shtetasin që shfaqet në këtë video.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja që mund të jenë shkaktuar nga mjete të forta/prerëse.

Shtetasi O. Xh., 40 vjeç, ka deklaruar se ka qenë në gjendje të dehur, mbrëmjen e djeshme, dhe është rrëzuar aksidentalisht në hyrje të pallatit ku banonte, në rrugën “Rinia”.

Ky shtetas mori ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mesazhi i qytetarit:

Sot ne mbremje ne Pogradec tek rruga rinia rreth ores 7 mbasdite kemi par kete djalin rreth 30 vjece ai ishte i plagosur dhe nuk dukeshe shenja jete. Pas disa kontaktesh kemi ber te mundur ardhjen e policis dhe ambulances. Ishte I plagosur me dukej se me thik ne bark dhe ne brinj menduam se ishte ne gjendje te dehur dhe shkuam ta ndimonim pastaj vum re se ishte i plagosur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit