Partia Republikane ka rimarrë kontrollin e Senatit të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë fund udhëheqjes nga demokratët.
Sipas projeksioneve, republikanët kanë marrë 51 vende, duke siguruar dominimin në dhomën e lartë të Kongresit. Partia Demokratike shpresonte të mbante shumicën, madje edhe të fitonte një tjetër mandat, por nuk arritën t’i merrnin vendin Ted Cruz-it në Teksas.
Donald Trump do t'u drejtohet mbështetësve në Florida pasi fitoi dy shtetet kryesore të Karolinës së Veriut dhe Gjeorgjisë dhe projeksionet kryesore e nxjerrin fitues.
Edhe pse këto zgjedhje në SHBA nuk kanë mbaruar ende, Donald Trump është në pole position dhe me sa duket në rrugën e duhur për të përfunduar një nga rikthimet më të jashtëzakonshme në historinë presidenciale.
Rikthimi i ish-presidentit do të kompletohet me një fitore në Wisconsin, një shtet që ai e humbi ngushtë katër vjet më parë.