Deklarata e avokatit: Meta bleu fabrikën e floririt në Kongo

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.11.2024, 20:14

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se ish-presidenti Ilir Meta zotëron një llogari bankare në Kongo, ku ka depozituar para të padeklaruara, të transferuara nga Zvicra përmes Kastriot Ismailajt dhe një avokate amerikane e quajtur Rebeka.

Sipas Beqirit, një ish-zyrtar shqiptar në Kongo e informoi atë për marrëdhëniet e ngushta të Metës me ministrin e Ekonomisë së Kongos dhe për një bankë lokale që ruan llogarinë e tij. Ky zyrtar gjithashtu zbuloi se paratë e Metës janë sjellë "me valixhe" nga Zvicra.

Avokati shtoi se një pjesë e këtyre fondeve është përdorur për të blerë një fabrikë floriri në Kongo në emër të Metës.

“Një ish-funksionar shteti, por i përgjegjshëm intelektual i përgjegjshëm, që ka patur edhe ai një histori që vlen edhe për ‘Hollywood’-in atje në Kongo, se çfarë veprimi u bë ndaj tij dhe si shpëtoi kokën prej atje. Por në kohën kur ishte në Kongo më ka treguar se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ministrin e Ekonomisë të Kongos. Në një drekë që ka ngrënë me të i ka thënë ‘shikoje këtë bankën këtu, këtu ka llogarinë bankare më të fuqishme Ilir Meta’. Ai ka thënë vetëm Ilir Meta. I ka thënë që këto para kanë ardhur me valixhe nga Zvicra. I sillte Kastriot Ismailaj me një avokate që ka nënshtetësi amerikane, me emrin Rebeka. I kanë mbyllur në atë bankën në Kongo, dhe një pjesë e mirë e këtyre parave është përdorur për të blerë për llogari të Ilir Metës, fabrikën e floririt në Kongo.”- tha avokati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit