Një thes me patate për provim/ Lihen të lirë pedagogët e Elbasanit, në burg vetëm sekseri

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.11.2024, 13:45

Gjykata e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e shtatë pedagogëve të Universitetit të Elbasanit dhe ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj tyre.

Në seancën e sotme u vendos masa detyrim paraqitje për 7 pedagogët si dhe pezullim nga funksionet e ndalim të daljes nga vendi dhe arrest me burg për sekserin.

Gjykata vendosi gjithashtu që çështjen t’ia kalojë SPAK-ut.

Pedagogët dhe sekseri akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Emrat e tyre:

1-Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

  1. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  2. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  3. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  4. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
  5. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
  6. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
  7. Gazmend Hodaj,sekser.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit