Serbi/ Shembja e urës shkaktoi 14 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.11.2024, 12:18

Pas ngjarjes së rëndë të disa ditëve më parë në Serbi, ku një çati betoni në një stacion hekurudhor u shemb, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka dhënë dorëheqjen.

Ai bëri të ditur dorëheqjen e tij gjatë një konference shtypi për çështjen, por ajo duhet të miratohet nga parlamenti serb.

Stacioni i trenit në fjalë është rindërtuar dy herë në vitet e fundit. Rinovimi ishte pjesë e një marrëveshjeje me kompanitë kineze të ndërtimit.

Sipas kritikëve zë pushtetit, kjo ngjarje e rëndë është pasojë e korrupsionit dhe mungesës së transparencës.

Opozita madje ka kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të tjerë të lartë, përfshirë kryeministrin dhe presidentin.

Po presidenti Vuçiç nuk ka pranuar asnjë pjesë të përgjegjësisë për ngjarjen.

Autoritetet serbe po vijojnë hetimet për ngjarjen dhe deri tani janë marrë në pyetje 40 persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit