Klientët e ONE kanë shprehur eksperiencën e cilësuar si skandaloze me ofertat e Roaming nga kompania telefonike e markuar tashmë si më grabitqarja në tregun shqiptar.
Ofertat e roaming të operatorit celular ONE, i konsiderojnë të papërshtatshme dhe të kushtueshme, me çmime tej normave dhe me logjikë absurde.
50 MB Roaming-1000L
500 MB Roaming-7000L
1536 MB Roaming-800L, kur e bën për të dytën herë të tarifon 1500L
Sipas tyre, pavarësisht se kanë aktivizuar shërbimin e roaming duke blerë paketat e internetit, cilësia për të cilën kanë paguar nuk përmbush pritshmëritë dhe cilësia e internetit është e ulët, duke u bërë shpesh e pamundur për ta përdorur, duke i bërë klientët të përfundojnë sërish pa valë interneti rrugëve të botës.
Komentet dhe ankesat kanë vërshuar në rrjetet sociale të ONE, ku shumë prej tyre shprehen se kanë paguar shuma të konsiderueshme për roaming, por kanë hasur probleme serioze me shpejtësinë dhe aksesin në internet.