Atentati në Shkodër/ Dëshmon babai i Hamzait, plaku i Licëve

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 05.11.2024, 11:48

Një nga emrat më të lakuar të Shkodrës, “Plaku” i fisit Lici ka dhënë shpjegime në polici, i pyetur për ngjarjen e ndodhur në zonën e Dobraçit, më 30 tetor.

Ai është marrë në pyetje në shtëpinë e tij, pasi vetë Mustafa Lici e ka pasur të pamundur të dalë, për shkak të pritjes që bëhej ende në shtëpi, pas humbjes së të birit, Hamza Lici.

“Plaku” ka rrëfyer gjëra për të cilat kishte dijeni në lidhje me ngarjen, duke dëshmuar se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë shokë të ngushtë, njësoj si ai me të atin e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Në dëshminë e tij, Lici tha se ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë. Më tej, ai tha se sapo kanë hyrë në Dobraç, ata janë qëlluar nga një pritë e organizuaar nga anëtarët e një grupi criminal, të lidhur me qeverinë.

Lici tregon se djali i tij i ndjerë ishte besimtar i devotshëm mysliman, i cili falej pesë herë në ditë dhe faji i tij i vetëm ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Mësohet se në pyetje është marrë gjithashtu babai i Arlindit, i cili ka thënë se të birin kanë dashur ta vrasin që në fillim të muajit tetor, por nuk u mor asnjë masë për të parandaluar tragjedinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit