Një tjetër rast dhunimi është raportuar të ketë ndodhur në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një gruaje kosovare.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 4 nëntor, rreth orës 11:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim.