Rritet qarkullimi i makinave në Shqipëri: Tiranë me 320,000 automjete

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.11.2024, 11:04

Qarkullimi i automjeteve në Shqipëri po shënon një rritje të ndjeshme. Deri në muajin shtator të këtij viti, janë importuar 76,000 mjete, duke e bërë mesataren ditore 284 automjete që hyjnë në vend çdo ditë. Kjo rritje do të thotë se, nga janari deri në shtator, numri i mjeteve të importuara kalon 76,500, njësoj sa i gjithë vitit 2023.

Trafiku në rrugët kombëtare dhe qendrat urbane është shtuar ndjeshëm, duke bërë që gjetja e një vendi për parkim të jetë gjithnjë e më e vështirë. Vendet kryesore nga të cilat importohen automjetet janë Koreja e Jugut, Italia dhe Gjermania, të cilat përbëjnë rreth 55% të totalit.

Gjatë kësaj periudhe, kanë hyrë 96 markave të ndryshme, me Volkswagen, Mercedes dhe Audi që dominojnë me 54% të flotës. Po ashtu, 80% e makinave të reja janë prodhuar para vitit 2015, gjë që tregon se shumica e blerësve po zgjedhin automjete me kilometrazh të lartë, mbi 100,000 km.

Në Tiranë, rreth 40% e makinave të reja porositen, ndërsa numri i automjeteve aktive të regjistruara ka arritur në 320,000. Në të gjithë vendin, ky numër është 915,000, duke rezultuar në një makinë për çdo tre banorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit