Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, dyshohen për vjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.11.2024, 10:19

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar dy persona nga rrethina e Tetovës, të cilët dyshohen për vjedhje.

“Më datë 04.11.2024 në ora 11:35 dhe në ora 12:20 në fshatin Bogovinë, nga ana e punonjësve të Policisë së Kamjanit, është privuar nga liria personi Lj.Z (36) nga Bogovina dhe E.N (32) nga Sedllarca e Epërme. Ata dyshohen se në periudhën nga ora 01.00 deri në ora 06.00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në objektin shitës në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, gjatë së cilës kanë marrë para dhe disa produkte”.

“Personat janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit