Vendi ynë është i bekuar me peisazhe natyrore të mrekullueshme, por rrugët që çojnë drejt tyre shpesh nuk përkojnë me bukurinë e natyrës.
Një shembull i tillë është rruga që të çon në liqenin e Bovillës, një destinacion gjithnjë e më i njohur për ata që duan të shijojnë natyrën pak minuta larg Tiranës.
Megjithatë, gjendja skandaloze e rrugës penalizon zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Rruga nga qendra e fshatit Zall-Herr deri në liqen lë shumë për të dëshiruar pasi rruga është e pashtruar dhe plot me gropa e baltë. Kjo rrugë dhe gropat e saj kanë krijuar vështirësi të mëdha jo vetëm për turistët por edhe banorët e zonës, të cilët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë me urgjencë asfaltimin e rrugës, pasi në gjendjen aktuale është e vështirë të lidhen me qytetin dhe të marrin shërbimet e nevojshme.
Kjo situatë thekson nevojën për investime në infrastrukturë për të siguruar një lidhje më të mirë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të zonës.
Denoncimi i qytetares:
Kjo eshte rruga e Bovilles ku mikera turiste te huaj e bejne cdo dite edhe eshte lene ne gjendje te mjerueshme nga Bashkia e Tiranes… pervec kesaj jane mbi 10 gurore qe nxjerrin inerte nga mali duke shkaktuar nje katastrofe mjedisore ne parkun turistik te Bovilles.