Një situatë e pazakontë është shënuar në Spitalin Amerikan të Fierit, ku një paciente në karrige me rrota është parë duke pritur për trajtim teksa stafi ishte i angazhuar duke parë video muzikore në kompjuter.
Filmimet e dërguara nga një qytetar tregojnë ekranin e kompjuterit të mjekes me një video muzikore në YouTube, e ndërkohë që pacientja qëndron e ulur pranë në pritje, mjekja argëtohet duke dëgjuar muzikë.
Ngjarja ka shkaktuar revoltë mes pacientëve, duke ngritur pyetje mbi standardet e përkushtimit dhe kujdesit që ofrohen në institucionet shëndetësore private të cilat i prejnë të sëmurëve fatura dyfish duke pretenduar se ofrojnë shërbim shëndetësor më cilësor.
Pamjet që përfshijnë një paciente të lënë të presë kanë ngjallin shqetësim në opinionin publik, veçanërisht mbi prioritetet dhe sjelljen e stafit në këto institucione.
“Pacientja rri e pret sa të mbarojë muzika,” shprehet qytetari që ka dërguar pamjet, duke theksuar mungesën e vëmendjes së stafit ndaj nevojave të pacientes në karrige me rrota.