Vdes foshnja e porsalindur në QKUK, autopsia pritet të përcaktojë shkaqet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.11.2024, 10:14

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shkaqet e vdekjes së foshnjës nuk dihen ende. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Ndrejaj bëri të ditur se janë duke e analizuar shkaktarët e mundshëm të vdekjes së foshnjës, dhe se fryti e placenta tashmë janë dërguar për autopsi.

“Ne shkaqet ende nuk i dimë, ka shkaqe të shumta që mund ta shkaktojnë vdekjen. Jemi duke e hulumtuar, kemi mbledhur analizat dhe deklaratat e mjekëve që kanë qenë kujdestar. Dyshohet se mos është edhe ndonjë infeksion. Për autopsi e kemi dorëzuar frytin dhe placentën dhe po presim rezultatet”, ka thënë Ndrejaj.

Ai shtoi se nëna e foshnjës duket se pas pasur probleme gjatë shtatzanisë, dhe se kjo ka qenë lindja e saj e tretë.

“Si duket ajo ka pas pak probleme gjatë shtatzënisë. Gjendja e pacientes është mirë, është duke u trajtuar për shkak të një infeksioni që ju ka shfaq. Lindja është kryer me operacion”, u shpreh Ndrejaj.

Ndryshe, pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë intervistuar palët e përfshira, babai i foshnjës, si dhe mjekët në Gjinekologji.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit