Trump apo Harris? Amerikanët vendosin sot për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2024, 08:43

Votuesit amerikanë do t'i drejtohen kutive të votimit sot më 5 nëntor 2024 për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. Megjithatë, pasojat e një gare të ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë, Kamala Harris (Demokrate) dhe Donald Trump (Republikan), mund të shkaktojnë një vonesë të konsiderueshme në shpalljen e rezultateve.

Harris, e cila u bë kandidate e Partisë Demokratike pasi presidenti Joe Biden doli nga gara, ka mbrojtur të drejtat e abortit dhe është zotuar të ulë kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet që punojnë.

Kandidati republikan Trump, i cili i mbijetoi dy tentativave për vrasje këtë vit, është zotuar se do të mbyllë kufirin dhe ka propozuar ulje taksash me vlerë triliona.

Trump e përfundoi fushatën e tij me një fjalim në Michigan – ndërsa Harris e përfundoi fushatën e saj në një shtet tjetër "gri", Pensilvani

Më shumë se 82 milionë njerëz kanë votuar tashmë në ato që sondazhet sugjerojnë se janë zgjedhjet me konkurrencen më të ngushtë.

Në zgjedhjet e kaluara, rezultatet shpesh janë shpallur brenda disa orësh pas mbylljes së kutive të votimit. Megjithatë, për shkak të konkurrencës të ngushtë, mund të ketë një vonesë më të gjatë për të përcaktuar fituesin. Shtetet kyçe, të njohura si "shtetet swing" (të paqartë), si Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, do të jenë vendimtarë për rezultatin e përgjithshëm.

Në shtete të tilla si Pensilvania, rinumërimi i votave është një mundësi nëse diferenca midis fituesit dhe humbësit është më pak se 0.5%. Në vitin 2020, diferenca në këtë shtet ishte rreth 1.1%, duke nxitur një proces rinumërimi. Gjithashtu, janë ngritur tashmë më shumë se 100 padi për të kontestuar të drejtat e votuesve dhe menaxhimin e listave të votuesve, kryesisht nga partia republikane. Në disa shtete, vonesat mund të shkaktohen edhe nga proceset e numërimit të votave postale dhe ato të parakohshme. Këto vota shpesh numërohen pas votave të ditës së zgjedhjeve dhe mund të ndikojnë në rezultatin për disa ditë, pasi ato janë ndër të fundit që përpunohen.

Në ditën e zgjedhjeve, qendrat e votimit do të mbyllen në orën 23:00, ora jonë, dhe vendvotimet e fundit do të mbyllen në orën 06:00. Megjithatë, për shkak të kushteve të ndryshme dhe procedurave të numërimit të votave, disa shtete mund të raportojnë rezultate të pjesshme shumë shpejt, ndërsa në shtetet e tjera mund të zgjasë më shumë për të marrë një pamje të plotë të rezultatit.

Pas mbylljes së kutive të votimit, numërimi i votave fillon me ato të hedhura në ditën e zgjedhjeve. Më pas, votohet dhe numërohen ato që janë dhënë paraprakisht dhe me postë. Votat që mund të sfidohen, si ato të votuesve që janë regjistruar gabimisht, ose ato të personave që kanë jetuar jashtë shtetit (si ushtarët) do të numërohen më vonë. Disa shtete, siç është California, kanë shumë vota me postë që mund të ndikojnë në rezultatet e përfundimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit