Fitoi medaljen e artë në “Paris 2024”, raporti mjekësor zbulon se Khelif ka testikuj dhe mikro-penis

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2024, 20:25

Publikimi i një raporti mjekësor ka shkaktuar tronditje në botën e sportit, ku rezulton se Imane Khelif, boksierja algjeriane që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris 2024, është mashkull.

Sipas gazetarit francez Djaffar Ait Aoudia, Khelif vuan nga një çrregullim i quajtur insuficienca e 5-alfa reduktazës. Raporti përmend praninë e testikujve të brendshëm dhe kromozomeve XY në trupin e saj.

Ky raport nuk është i ri; ai është përpiluar nga Spitali Kremlin-Bicetre në Paris dhe Spitali Mohamed Lamine Debaghine në Algjeri që në qershor 2023. Ai nënvizon gjithashtu mungesën e mitrës dhe praninë e një mikro-penisi, sipas të dhënave të publikuara nga Redux.

Në vitin 2023, Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) ndaloi Khelif të garonte në finalen e kampionatit botëror në New Delhi, pas dështimit të një testi mjekësor. Polemikat u rindezën në Olimpiadën e Parisit, ku boksierja italiane Angela Carini refuzoi të vazhdonte ndeshjen kundër Khelif pas vetëm 46 sekondash, duke pohuar se "nuk kishte ndjerë kurrë një grusht të tillë". Pas shpalljes së Khelif si fituese, Carini u ul në gjunjë e përlotur dhe nuk pranoi t’i shtrëngonte dorën.

Khelif, 25 vjeçe, mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios 2021, por u eliminua herët. Në Paris, ajo arriti të fitojë medaljen e artë në kategorinë 66 kg për femra, duke triumfuar në mënyrë unanime ndaj Yang Liu nga Kina. Pas fitores, Khelif deklaroi: “Unë jam një grua si çdo grua tjetër.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit