Korrupsioni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”: Studentët sigurojnë notat me një thes me patate

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.11.2024, 18:54

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan 6 pedagogë janë vënë në pranga për korrupsion dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Përveç parave, nota kaluese po këmbehen edhe me një thes me patate.

Në dosjen e Prokurorisë është zbardhur një bisedë mes njërës prej të arrestuarve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë.

Patatet janë bërë simboli i një sistemi korruptiv që nxjerr në pah metodat “alternative” të vlerësimit, ku duket se çdo provim ka një çmim… dhe ai çmim është një thes me patate!

Kujtojmë se mes të arrestuarve janë Ornela Bilali, 50 vjeçe, që jep lëndën “Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme,” Zyhra Gripshi, 37 vjeçe, e cila mbulon “Puna me familjen dhe komunitetin,” dhe Adrian Shingjergji, 61 vjeç, pedagog i “Edukimit motorrik dhe lojërave lëvizore.” Po ashtu, janë arrestuar Beatriçe Gani, 58 vjeçe, që jep “Të mësuarit nëpërmjet lojës,” Florinda Tarusha, 56 vjeçe, me lëndën “Filozofi e edukimit,” dhe Monika Hodaj, 49 vjeçe, e specializuar në “Edukimin gjinor në fëmijërinë e hershme.” Edhe Gazmend Hodaj, 59 vjeç, si sekser, ka përfunduar në pranga. Në kërkim mbetet Edlira Gugu, e cila jep lëndën e “Letërsisë për fëmijë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit