Një qytetar ka denoncuar një rast ‘mashtrimi’ në një pikë karburanti në Tiranë, ku pretendon se i është shitur ujë në vend të naftës. Sipas tij, ngjarja ndodhi në orën 3:30 pasdite në një pikë karburanti pranë Farmacisë 10, ku ai mbushi makinën me 10 mijë lekë naftë, por nuk mori faturë për blerjen.
Menjëherë pasi u largua nga karburanti, makina e tij u bllokua dhe nuk po tërhiqte më. Duke dyshuar për cilësinë e karburantit, ai e çoi makinën te servisi, ku pas kontrollit u zbulua se rezervuari ishte plot me ujë në vend të naftës.
Ky incident shton shqetësimet mbi standardet e sigurisë dhe kontrollin e cilësisë së karburanteve në Shqipëri. Nuk është i pari rast që qytetarët denoncojnë cilësinë e naftës.