Familja e Dritan Lalaj, 33-vjeçarit nga Frakulla e Fierit që humbi jetën në Hamburg të Gjermanisë, po apelon për ndihmë për të sjellë trupin e tij në atdhe.
Ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të lehtësuar kthimin e trupit pranë familjes në Shqipëri.
Familjarët e tronditur nga kjo tragjedi thonë se çdo ndihmë, sado e vogël do jetë e çmuar për këtë moment të vështirë që po kalojnë.
Babai i tij, Fitim Lalaj, ka zbuluar se shkaku i vetëvrasjes ka qenë moskorrektesa e pagesës nga pronari, një situatë që ka shkaktuar shumë stres dhe dhimbje për të riun.
Dritani ishte fëmijë i vetëm dhe kishte humbur nënën e tij më parë. Babai i tij, i moshuar dhe në gjendje të vështirë, është i tronditur nga humbja e djalit. Ai ka treguar se tre ditë para tragjedisë, Dritani i kishte premtuar se nuk do t’i bënte asnjë të keqe vetes, pas një tentative për vetëvrasje disa ditë më parë.
NJOFTIM SENSIBILIZUES
Familja e Dritan Lalaj, 33-vjeçarit nga Frakulla e Fierit që humbi jetën në Hamburg të Gjermanisë, apelon për ndihmë për të sjellë trupin e tij në atdhe. Ata ftojnë të gjithë të kontribuojnë, duke ofruar ndihmë financiare për të bërë të mundur kthimin e trupit pranë familjes në Shqipëri. Numri i llogarisë për të gjitha kontributet: [AL11202210050000000040779059 në Euro, Raiffeisen Bank SWIFT code SGSBALTX ]. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të jetë e çmuar për të mbështetur këtë familje në këto momente të vështira.