Rritja e rasteve të depresionit: Mjekët njoftojnë se 1 në 4 të moshuar preken nga çrregullime të shëndetit mendor

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.11.2024, 11:18

Një në katër të moshuar në Shqipëri vuajnë nga depresioni. Shoqata e mjekëve psikiatër theksojnë se faktorë si dalja në pension, ndjenja e braktisjes nga fëmijët dhe sëmundjet kronike ndikojnë në rritjen e këtyre rasteve.

“Problemet shëndetësore, siç janë diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare ose neurologjike, shpesh shoqërohen me çrregullime të shëndetit mendor, veçanërisht depresionin. Është e domosdoshme që të trajtohen në mënyrë adekuate sëmundjet e tjera, pasi sa më të lehta të jenë këto probleme, aq më mirë do të ndihen emocionalisht. Një gjendje e rënduar e sëmundjeve kronike mund të çojë në depresion. Ushqyerja e shëndetshme, një gjumë i mirë dhe një stil jetese aktiv mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre problemeve. Humbja e familjarëve dhe largësia nga fëmijët, përveç problemeve të tjera sociale, janë gjithashtu faktorë rreziku,” thotë Irena Thoma, mjeke psikiatre.

Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë që të mbahet një stil jetese dhe dietë e shëndetshme për të reduktuar rrezikun e çrregullimeve mendore dhe depresionit.

Shqipëria ka një përqindje të lartë të të moshuarve që vuajnë nga depresioni dhe probleme të shëndetit mendor.

Institucionet shqiptare kanë dështuar në ofrimin e mbështetjes dhe shërbimeve të nevojshme për të moshuarit që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Mungesa e programeve të parandalimit dhe ndërgjegjësimit, si dhe burimeve të kufizuara për trajtim, kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës. Nevojitet një përkushtim më i madh nga ana e institucioneve për të përmirësuar mbështetje për këtë grup të popullsisë dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për shëndetin mendor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit