Dy klinika private në Shkodër janë kontrolluar nga policia kriminale në lidhje me atentatin e 30 tetorit, ku një makinë tip "Benz" u sulmua me armë dhe 4 persona, mes tyre dy të pafajshëm mbetën të vrarë.
Kontrollet u kryen pas dyshimeve se një person, që dyshohet të jetë Ibrahim Lici, mund të ketë marrë shërbim mjekësor në këto klinika pas plagosjes në atentat dhe më pas ka ikur.
Policia ka kërkuar pamjet filmike dhe material mjekësor për të konfirmuar nëse ndonjë person i plagosur ishte paraqitur për trajtim. Në të njëjtën kohë, janë dërguar në laborator për ekzaminim prova të ndryshme, përfshirë gjurmë gishti dhe profile biologjike, për të identifikuar viktimat dhe të plagosurit.
Hetimet kanë zbuluar se dy personat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, hynë në territorin shqiptar nga Mali i Zi ditën e ngjarjes. Autorët dyshohet se kanë ndjekur makinë e viktimave dhe janë identifikuar nga gjurmët e lëna në kufi.
Makina e përdorur nga autorët është parë të dalë nga zona e shtëpisë së Astmer Bilalit, i arrestuar më parë në një tjetër çështje.
Sulmi i armatosur rezultoi në vdekjen e dy personave të pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha, përveç dy individëve të tjerë që ishin në makinë. Policia ka ngritur dyshime për pjesëmarrjen e disa individëve të tjerë në këtë ngjarje, duke kërkuar gjithashtu ndihmë nga autoritetet malazeze për të ndjekur lëvizjet e Bushatit dhe Licit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e saj.