Gjatë 20 ditëve të fundit, dy incidente me dronë kanë vënë në alarm sistemin e burgjeve.
Pas kërkesës së Klevis Qoses, drejtuesit të Burgjeve, vendoset instalimi i pajisjeve anti-dronë në gjashtë burgje të sigurisë së lartë.
Ministria e Financave do të alokojë një fond prej rreth 2 milionë euro për këtë nismë në burgjet e Peqinit, Drenovës, Burrelit, Reç-it dhe Fushë-Krujës, ku ndodhen të burgosur nën regjim të rreptë. Paraburgimi 313 në Tiranë do të përfshihet gjithashtu, ku mbahen individë të dyshuar për korrupsion.
Gjatë shtatorit u kapën dy dronë në burgjet e Burrelit dhe Peqinit, dhe deri tani kanë pasur disa raste të raportuara në paraburgimin 313. Aktualisht, vetëm sistemet për bllokimin e valëve po përdoren për të parandaluar komunikimin e paligjshëm.