Shërbimi shëndetësor në vend lë shumë për të dëshiruar dhe këtë e tregojnë denoncimet e vazhdueshme në redaksinë tonë.
Së fundmi një qytetar ka denoncuar gjendjen skandaloze dhe alarmante të maternitetit të Durrësit, ku ai ka të shtruar bashkëshorten.
Ai thotë se tualetet e këtij spitali i ngjasojnë mesjetës ku vetëm një legen me ujë të zgjidh punë pasi bideja është jashtë funksionit. Edhe pse të sëmura, në prag të lindjes ose edhe pas saj, grave iu duhet të ngrenë legenat me ujë pas kryerjes së nevojave.
E përveç kësaj, qytetari thotë se ndriçimi është inekzistent në banjo pasi instalimet e llambave janë thjesht për zbukurim.
Qytetari thote se realitet vë në rrezik shëndetin e pacientëve dhe ngre pikëpyetje për standardet e higjienës dhe kujdesit ndaj qytetarëve në këto institucione të rëndësishme.
Denoncimi i qytetarit:
Kushtet ne maternitetin e durresit Pa drrita dhe pa shkarkuse banjoje duhet te baj e smura uj me legen Plus qe duhet te maj pacjentja serumin pa hequr se nje infermjere esht ne kat te 3 dhe ne kat te 4