Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast të rëndë ku sipas saj një karrotrec ka hedhur vaj në aksin rrugor Qukës – Prrenjas, me qëllim të dyshuar për të shkaktuar aksidente.
Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në këtë zonë. Qytetarja ka raportuar se karrotreci me targa AB 7** *A është përgjegjës për këtë veprim të rrezikshëm.
Ajo ka dërguar edhe një video ku duket vaji i hedhur në rrugë.
Mesazhi i plotë i qytetares:
Ky fenomen shqetësues është një praktikë përmes së cilës dyshohet që personat që ofrojnë shërbime me karrotrec synojnë të përfitojë nga situata pas aksidenteve, duke shfrytëzuar nevojën për transportimin e mjeteve të aksidentuara.
JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për të ndaluar praktika të tilla të rrezikshme që vënë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë, pasi ky nuk është rasti i parë që në redaksinë tonë mbërrijnë denoncime për raste të tilla.