Një 11-vjeçar aksidentalisht ka plagosur vëllain e tij 7-vjeçar në Maqitevë të Suharekës me armë gjuetie duke i shkaktuar dy plagë, pas marrjes së tretmanit në spitalin e Prizrenit i njëjti është nisur për në QKUK ku këta të fundit konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetë.
Mëngjesin e filluan duke luajtur, megjithatë jo me lojëra që iu takojnë fëmijëve.
Në fshatin Maqitevë të Suharekës, dy vëllezër të moshës 7-të dhe 11-të lojën e bënë me armë gjuetie, e që për vëllain e vogël mund të ishte fatale.
Një 11 vjeçar dyshohet që aksidentalisht e ka goditur vëllain e tij 7 vjeçar me pushkë gjuetie, rasti se si ka ndodhur në detaje ende nuk dihet megjithatë 7 vjeçari është duke marrë tretman mjekësor.
I njëjti u dërgua menjëherë në spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mori edhe ndihmën e parë.
Mjeku i këtij spitali që Afrim Jahaj tregon mbi raportin, që është shkruar pas dhënies së ndihmës.
“Në bazë të raportit fëmija ka qenë më dy plagë me armë zjarri, në krah dhe në kofshën e e djathtë në regjionin gllutal i themi ne”.
Pas stabilizimit të gjendjes, përsëri nga ky spital vendosën që viktimën të e nisin për në QKUK për vazhdimin e tretmanit mjekësor.
E këta të fundit thonë se gjendja e 7 vjeçarit është stabile
“Mbrëmë një i mitur rreth 10 vjeç pas ekzaminimeve të kryera dhe analizave të realizuara është futur në sallën e qendrës emergjente ku është punu nga ekipa kujdestare e anestezionit, kirurgjisë vaskulare dhe ortopedisë dhe kirurgjisë plastike. Pas trajtimit është transferu në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të tretmanit të mëtutjeshëm. Gjendja stabile”, ka deklaruar Naser Syla, drejtor i Emergjencës.
Ndërkohë, nga Policia Rajonale e Prizrenit, u tha se për këtë është intervistuar një person.
“Me urdhër të prokurorit në vendngjarje në fshatin Maqitevë, Suharekë është sekuestruar një pushkë gjuetie. Kundër prindit të fëmijëve kanë kanë filluar hetimet për veprën penale “Shaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje, kontroll apo Posedim i paautorizuar i armës” ngase arma ishte pa leje”.
Rasti është proceduar me procedurë të rregullt.